Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike.
Sipas njoftimit të Komisionit Evropian më 10 mars 2026, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, Kos e informoi atë se udhëtimi i saj do të shtyhet.
Vendimi vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuesja ndaloi përkohësisht çdo veprim të presidentes lidhur me dekretin dhe çdo veprim të Kuvendit deri në fund të marsit, duke e bllokuar përkohësisht procesin për zgjedhjen e presidentit ose shpalljen e zgjedhjeve të reja.