Arsenali dhe Barcelona janë në mesin e klubeve që po monitorojnë nga afër situatën e Julian Brandt, pasi 29-vjeçari po përgatitet të bëhet lojtar i lirë këtë verë, sipas gazetarit gjerman Patrick Berger.
Pas shtatë viteve te Borussia Dortmund, Brandt është i vendosur ta dërgojë karrierën e tij në një nivel tjetër jashtë Gjermanisë. Spanja, Italia dhe Britania e Madhe po konsiderohen si destinacione të mundshme, megjithatë, deri më tani nuk janë hapur bisedime konkrete me asnjë ekip.
Sipas burimit, Brandt pati disa oferta nga klubet e Premier League gjatë afatit kalimtar të dimrit, por i refuzoi ato, pasi ishte i vendosur ta përfundonte sezonin me ngjyrat e Dortmundit.