Sulmuesi i AS Roma, Paulo Dybala, është operuar në gjurin e majtë në klinikën Villa Stuart Clinic pasi më shumë se një muaj trajtim nuk dha rezultat. Argjentinasi ndjeu sërish dhimbje gjatë stërvitjes dhe u detyrua të ndërpresë gjithçka.
Gjatë ndërhyrjes artroskopike u zbulua një çarje e vogël e pjesshme në meniskun lateral, e cila u riparua. Dybala pritet të mungojë rreth pesë javë dhe sezoni i tij konsiderohet praktikisht i mbyllur.
Kontrata e tij me Romën skadon më 30 qershor 2026 dhe nuk pritet të rinovohet. Pas katër vitesh në kryeqytetin italian, ai mund të largohet drejt Boca Juniors ose në ligën amerikane Major League Soccer