Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shkurt.
Sipas Policisë, viktima ka zgjedhur të largohet dhe të kërkojë mbrojtje te familja e saj.
Në raportin 24-orësh, Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet mbi rastin mbeten të hapura.