Dy të rinj nga Mitrovica, njëri 27 dhe tjetri 21 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident tragjik trafiku në Itali.
Pas lajmit të hidhur, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre për humbjen e të dashurve.
