Errët
Ndritshëm

Kosova mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit

28.02.2026
Mpjd Logo

MPJD-ja thekson se SHBA-ja ka ndërmarrë veprime ushtarake ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran, të cilin e cilëson si regjim që për dekada ka shtypur popullin e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në një deklaratë të shtunën, MPJD-ja shpreh se qëndron krah presidentit Donald Trump për të mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe demokracinë e popullit iranian. Ministria thekson se liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që meritojnë mbrojtje të palëkundur.

“Ne qëndrojmë krah Presidentit Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci”, përfundon reagimi i Ministrisë.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur veprimet e SHBA-së, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për liri për popullin iranian dhe duke dënuar sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme.

“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit DonaldTrump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar Osmani në “X”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet ndërkombëtare për t’i dhënë lirisë dhe paqes një shans të vërtetë.

Errët
Ndritshëm