Errët
Ndritshëm

Ferizaj: Dy persona shoqërohen në polici pas publikimit të fotografive me armë në rrjete sociale

28.02.2026
Policia, Stacioni Policor, Drejtoria Rajonale Ferizaj (22)

Në rrugën “Qamil Osmani” në Ferizaj, policia ka shoqëruar në stacion dy persona të dyshuar, pas një informate nga qytetarët se njëri prej të dyshuarve kishte publikuar në rrjete sociale fotografi me armë.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë, një sprej si dhe një armë me gaz me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm