Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Ozdrim të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor menjëherë pas aksidentit.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 dhe në të janë përfshirë dy vetura.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të trafikut rajonal”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen pas hetimeve.