Sipas Correio da Manhã, sulmuesi i Benfica, Gianluca Prestianni, u ka pranuar bashkëlojtarëve të tij se e ka quajtur “majmun” anësorin e Real Madrid, Vinícius Júnior, gjatë ndeshjes së parë të fazës me eliminim direkt.
Megjithatë, lojtari argjentinas ka paraqitur disa argumente për të theksuar se fjalët e tij nuk kishin asnjë konotacion racist, shton burimi.
Ndeshja u ndërpre në pjesën e dytë pasi Vinícius e akuzoi Prestianin se kishte përdorur fjalën “majmun” ndaj tij. Vlen të theksohet se në atë moment argjentinasi e kishte fanellën tërhequr mbi gojë.
UEFA e ka pezulluar përkohësisht mesfushorin argjentinas për një fyerje të dyshuar raciste ndaj yllit të Real Madridit. Organi drejtues aktualisht është duke e hetuar incidentin.