Errët
Ndritshëm

Natë magjike e Sørloth në Champions League

25.02.2026
2c7dfb90 11b6 11f1 B048 C9424b2cf5fd

Sulmuesi norvegjez Alexander Sørloth ka hyrë në historinë e Atlético Madrid, duke u bërë vetëm lojtari i dytë i klubit që realizon “hat-trick” në UEFA Champions League.

Në ndeshjen vendimtare të fazës “play-off”, ai shpërtheu me tre gola ndaj Club Brugge, duke udhëhequr skuadrën madrilene drejt një fitoreje bindëse 4-1.

Para këtij momenti historik, i vetmi që kishte realizuar tregolësh për Atleticon në Champions League ishte Mario Mandžukić, në nëntor të vitit 2014. Tani, pas më shumë se një dekade, historia u rishkrua nga “vikingi” norvegjez.

Me rezultat të përgjithshëm në dy ndeshje, Atletico siguroi kalimin tutje dhe në raundin tjetër do të përballet mes Liverpool FC dhe Tottenham Hotspur.

Errët
Ndritshëm