Errët
Ndritshëm

Dyshime për falsifikim në poligon, Prokuroria vepron me ndalim 48-orësh

25.02.2026

Katër instruktorë të një poligoni në Prizren janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G. janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet e dyshuara janë kryer në vazhdimësi dhe ndërlidhen me një rast që është në hetim ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Screenshot 2026 02 25 143227

Më 19 janar 2026, Prokuroria kishte njoftuar për arrestimin e katër personave të tjerë, dy prej tyre zyrtarë të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe dy persona për “Pranim ryshfeti në sektorin privat”.

Sipas dyshimeve, zyrtarët e MPB-së kishin lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh pa u përmbushur procedurat ligjore të kërkuara. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Errët
Ndritshëm