Errët
Ndritshëm

Shpallet konkursi për anëtar joprokuror të KPK-së

24.02.2026
641652550 1378131611024482 306561169428434678 N

Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka vendosur të shpallë konkursin për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të këtij institucioni.

Komisioni udhëhiqet nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa konkursi do të hapet më 27 shkurt 2026 dhe do të qëndrojë i hapur për 20 ditë nga data e shpalljes.

Haxhiu ka deklaruar se procesi do të jetë transparent dhe i hapur për monitorim nga organizatat joqeveritare që merren me çështje të drejtësisë, si dhe nga mediat. Ajo ka inkurajuar në veçanti gratë që të aplikojnë, duke e cilësuar këtë proces si të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Sipas saj, zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Komisioni përbëhet nga Albulena Haxhiu (kryetare), Lulzim Sylejmani nga KPK, Gazmend Bahtiri nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Yll Buleshkaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Errët
Ndritshëm