João Neves ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germain deri në qershor 2030, me njoftimin zyrtar që pritet shumë shpejt.
Sipas Le Parisien, marrëveshja e re përfshin rritje page. Të dhënat nga burimi i besueshëm Capology tregojnë se Neves fitonte 5.82 milionë euro me kontratën e tij të mëparshme, shifër që tashmë pritet të rritet ndjeshëm.
Neves është pjesë e PSG-së që nga viti 2024. Këtë sezon, mesfushori i talentuar portugez ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asistime.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet në 110 milionë euro.