Darwin Núñez po mendon rikthimin në Angli. Sipas TeamTALK, sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet nga Al-Hilal këtë verë dhe të rikthehet në Premier League.
Ardhja e Karim Benzema në janar ka ndryshuar hierarkinë në skuadër, duke e lënë Nunezin më pak në plane. Madje, për shkak të kufizimeve për lojtarët e huaj në Saudi Pro League, ai nuk u regjistrua fare për gjysmën e dytë të sezonit.
Agjentët e tij kanë nisur bisedimet me disa klube angleze, mes tyre Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, për një transferim të mundshëm.
Nunez iu bashkua Al-Hilal nga Liverpool verën e kaluar për 53 milionë euro. Në 24 paraqitje me klubin saudit, ai realizoi 9 gola dhe dhuroi 5 asistime. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera aktuale e 26-vjeçarit është 35 milionë euro.