Errët
Ndritshëm

Diskutime për reduktim të ushtarëve amerikanë në Kosovë

23.02.2026
Kfor 2 600x360

Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar me partnerët evropianë mundësinë e zvogëlimit të numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë, por aktualisht nuk ka vendim formal për ndryshime në kuadër të misionit të NATO dhe KFOR. Nga Pentagoni është thënë se “në këtë moment” nuk ka plane për ndryshime dramatike.

Numri i trupave në KFOR, rreth 4,767 ushtarë, përcaktohet nga situata në terren, e cila vazhdon të vlerësohet si “stabile, por e brishtë”, sidomos pas tensioneve në veri dhe sulmit në Banjskë në vitin 2023. SHBA aktualisht ka rreth 590 ushtarë në këtë mision.

Administrata e dytë e Donald Trump ka paralajmëruar rishikim të angazhimit amerikan në Evropë, duke kërkuar që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet për mbrojtje. Në këtë kontekst është përmendur edhe mundësia e zvogëlimit të pranisë amerikane në Kosovë.

Megjithatë, për Kosovën prania amerikane nuk ka rëndësi vetëm për nga numri i trupave, por edhe për mbështetjen bilaterale në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Krahas SHBA-së, mbështetje të rëndësishme bilaterale i ofrojnë edhe shtete si Turqia, Britania e Madhe, Kroacia dhe Shqipëria.

Errët
Ndritshëm