Errët
Ndritshëm

Abdixhiku: Dy opsione për presidentin, marrëveshje ose konsensus

23.02.2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i përqendruar në çështje me interes nacional, përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Pas takimit të mbajtur më 23 shkurt 2026 në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se nuk janë diskutuar emra konkretë, por mënyra se si duhet të arrihet deri te zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Sipas tij, ekzistojnë dy opsione: marrëveshje politike mes partive ose një kandidaturë konsensuale përtej pazareve politike.

Ai theksoi se kjo çështje duhet të përfshijë edhe PDK-në dhe AAK-në, ndërsa afatet kushtetuese po afrohen.

Ndërkohë, edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me Kurtin, ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar.

Errët
Ndritshëm