Që prej transferimit te SSC Napoli në vitin 2024, Scott McTominay ka rilindur si lider i vërtetë.
Nga një lojtar i rregullt te Manchester United, ai është shndërruar në një figurë kyçe në Serie A, duke gjetur ambientin ideal për të ngritur karrierën në një tjetër nivel.
Sezoni 2024/25 ishte i paharrueshëm: Napoli fitoi titullin kampion, ndërsa mesfushori skocez kontribuoi me 13 gola dhe 6 asistime në 39 paraqitje, performanca që e çoi klubin edhe në mesin e 30 më të mirëve në garën për Ballon d’Or.
Me kontratë deri në vitin 2028, McTominay nuk sheh arsye për t’u larguar. Në një intervistë për Corriere dello Sport, ai shprehu hapur dashurinë për qytetin dhe klubin:
“E admiroj jashtëzakonisht shumë tifozërinë dhe napolitanët në përgjithësi. Shpirti i tyre është shumë i ngjashëm me vendlindjen time dhe më bën të ndihem si në shtëpi. Më pëlqen këtu. Agjenti im nuk ka diskutuar të ardhmen time me askënd tjetër. Ai flet vetëm me mua dhe klubin, asnjë fjalë për mediat. Jam jashtëzakonisht i lumtur. Jam lojtar i Napolit kjo është ajo që ka rëndësi. E ardhmja është e rëndësishme dhe unë e shoh veten këtu për një kohë të gjatë… për momentin.”