Errët
Ndritshëm

Kuvendi i Kosovës miraton Buxhetin e Shtetit 2026

21.02.2026

Kuvendi i Kosovës, më 20 shkurt, ka miratuar në lexim të dytë Buxhetin e Shtetit për vitin 2026, me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.”

Buxheti, i cili kap vlerën prej 4 miliardë eurosh, përfshin edhe ndarjet për Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Shtimes, pavarësisht se këto dy komuna ende nuk e kishin të miratuar buxhetin e tyre në parlament.

Amendamentet që kaluan ishin vetëm ato që morën mbështetjen e Komisionit Funksional për Buxhet, ndërsa propozimet pa përkrahjen e këtij komisioni nuk siguruan votat e nevojshme.

Ky buxhet parasheh edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti i shtetit. Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët në mbledhjen e Qeverisë se kjo pagë do të ekzekutohet menjëherë pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Buxhetit.

Errët
Ndritshëm