Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, Real Madridi ka përpiluar një listë të ngushtë me emra për ta forcuar mesfushën qendrore gjatë verës.
Objektivi kryesor i “Los Blancos” është mesfushori i PSG-së dhe i Portugalisë, Vitinha, i cili shihet si prioritet absolut për repartin e mesfushës.
Në listë figurojnë edhe disa emra të mëdhenj të Premier League:
Rodri (Manchester City)
Enzo Fernandez (Chelsea)
Alexis Mac Allister (Liverpool)
Ndërkohë, si alternativa me prioritet më të ulët përmenden Adam Wharton (Crystal Palace) dhe talenti i AZ Alkmaar, Kees Smith.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Real Madridi synon të transferojë të paktën një nga këta mesfushorë gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa disa nga lojtarët aktualë të mesfushës mund të largohen për t’i hapur rrugë ndryshimeve.