Errët
Ndritshëm

Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

11.02.2026
Skysports Thomas Frank Tottenham 7138759

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Frank.

Tekniku danez, 52-vjeçar, që pritej të merrte drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2025 si projekti i ri i klubit, largohet para kohe pas një serie zhgënjyese rezultatesh që e futën ekipin në krizë të thellë.

“Spurs” aktualisht renditen në vendin e 16-të në Premier League, ndërsa nuk kanë shijuar fitoren në nëntë ndeshjet e fundit kampionale një ecuri alarmante që ka rritur presionin nga tifozët dhe ka detyruar drejtuesit të marrin vendimin drastik.

Errët
Ndritshëm