Një person ka rënë në një bunar brenda hapësirave të shkollës Nazmi Osmani mbremjen e se martes ne Kaçanik.
Sipas informacioneve fillestare, personi që ka rënë është teknik i shkollës, ndersa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk janë sqaruar plotësisht.
“Personi ka qenë teknik i shkollës. Bunari ka qenë i mbyllur me beton dhe nuk ka pasur rrezik për nxënësit e shkollës. Për momentin nuk kam më shumë informacione, pasi policia është duke u marrë me rastin,” tha drejtori i Arsimit te Kaçanikut.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës:
“Më datën 10.02.2026, rreth orës 20:40, kemi pranuar informatë se një person, mashkull, i moshës 59 vjeç kishte rënë në një pus (bunar), i cili gjendet në oborrin e shkollës së fshatit Bajnicë, të komunës së Kaçanikut.”
Ndërkohë, për detaje shtesë Shenjester ka kontaktuar edhe me pergjegjesin e shkolles.
“Tekniku normal ka ndërrimin paradite për të punuar, por për shkak se punëtori tjetër nuk ka mundur të vijë, ai e ka zëvendësuar. Ka kryer klasat, i ka pastruar dhe i ka lënë të rregulluara për nesër. Më pas, familja e tij mu ka drejtuar mua, sepse unë punoj në shkollë, pasi nuk ishte kthyer ende.”
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe priten informacione shtesë në vazhdim.