Errët
Ndritshëm

Araujo: Ndeshja me Chelsean më hapi sytë

11.02.2026
Ronald Araujo

Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo, ka zbuluar se për një vit e gjysmë ka jetuar me ankth, i cili më pas u shndërrua në depresion.

Mbrojtësi uruguaian pranoi se ndeshja ndaj Chelseat ishte pika e kthesës. “Kur mbaroi ndeshja, ndjeva sikur gjithçka po binte mbi mua. Nuk isha vetvetja në fushë”, tha ai për Mundo Deportivo, duke shtuar se për herë të parë kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë profesionale.

Araujo mori një pushim nga futbolli në dhjetor për t’u rikuperuar dhe tani thotë se ndihet “si një person krejtësisht tjetër”.

Ai u rikthye në fund të muajit dhe ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes shënoi startin e tij të parë pas asaj mbrëmjeje të vështirë në Champions League.

Errët
Ndritshëm