Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Mallorcës me rezultat 3-0, duke dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në fund.
Skuadra katalunase kontrolloi lojën dhe konkretizoi rastet, ndërsa Mallorca pati pak hapësirë për reagim. Megjithatë momenti më i mirë për mysafirët erdhi nga Vedat Muriqi, i cili u tregua i pafat para portës, duke humbur një rast të artë që mund ta kishte dërguar ekipin e tij në avantazh.
Sulmuesi kosovar luftoi gjatë gjithë takimit, por fati nuk ishte në anën e tij këtë herë, ndërsa Barcelona mbylli gjithçka me tre gola dhe tre pikë të sigurta.