Errët
Ndritshëm

Ronaldo kundër politikave të PIF, e ardhmja në pikëpyetje

03.02.2026
132892393 Gettyimages 2076391257

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë jo të mirë te Al-Nassr dhe e ardhmja e tij në Arabinë Saudite duket më e pasigurt se kurrë.

Sipas Record, ylli portugez është gjithnjë e më i pakënaqur me drejtimin e klubit dhe nuk përjashton largimin që në verën e vitit 2026.

Arsyeja e pakënaqësisë së 40-vjeçarit është Fondi Publik i Investimeve (PIF), i cili menaxhon katër klubet kryesore saudite. Ronaldo besohet se ndjen se Al-Nasr është lënë në hije, me më shumë resurse që po u jepen rivalëve, sidomos Al-Hilal.

Mungesa e përforcimeve cilësore ka irrituar pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili mendon se ekipi aktual nuk ka kapacitet real për të luftuar seriozisht për trofe. Tensionet arritën kulmin kur Ronaldo refuzoi të paraqitet në ndeshjen ndaj Al-Riyadh, si shenjë proteste.

Sipas raportimeve, kontrata e tij përmban një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, ndërsa skenarët për të ardhmen përfshijnë një rikthim të bujshëm në Evropë, madje nuk përjashtohet as Premier League.

Megjithëse kontrata e Ronaldos me Al-Nasr është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, gjithçka tregon se periudha saudite e CR7 mund të mbyllet më herët se sa ishte planifikuar.

Errët
Ndritshëm