Errët
Ndritshëm

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë

31.01.2026
Policia E Kosoves

Një vajzë 7-vjeçare është goditur nga një veturë në fshatin Surkish të Podujevës, mbrëmjen e së premtes. E mitura është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Shënjestër ka tentuar të marrë përgjigjje nga shërbimet emergjente në QKUK për të marrë më shumë informacione rreth gjendjes shëndetësore të vajzës, por nuk kanë qenë të qasshëm.

I dyshuari për aksidentin është ndaluar përkohësisht në stacionin policor, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Errët
Ndritshëm