Errët
Ndritshëm

Shok në Chelsea, West Ham po kryeson 0-2

31.01.2026
Haathakwmaaxjt

West Ham po e trondit Chelsean në  Stamford Bridge.

“The Irons” po udhëheqin 0-2 pas pjesës së parë, ndërsa blutë e Londrës po duken larg formës së tyre më të mirë.

Ndeshja u zhbllokua shumë herët, në minutën e 7-të, kur Jarrod Bowen realizoi pas asistimit të Aaron Wan-Bissaka kurse epërsia u dyfishua në minutën e 36-të nga Summerville, duke heshtur tribunat.

Chelsea u detyrua të reagojë qysh në pjesën e parë, me trajnerin Liam Rosenior që bëri një zëvendësim të detyruar pas lëndimit të Jamie Gittens, ndërsa në fushë u inkuadrua Pedro Neto.

Me këtë rezultat, Chelsea mbetet jashtë Top 4-shes, ndërsa West Ham, pavarësisht epërsisë, vazhdon të gjendet në zonën e rënies nga liga.

Errët
Ndritshëm