Errët
Ndritshëm

Arrestohen grabitësit në Pejë

31.01.2026

Një këmbimore ne Pejë u grabit nën kërcënimin e një thike, ku u vodhen 1.000 euro.

“Ngjarja ndodhi më 28 janar 2026, rreth orës 15:45, në rrugën ‘Eliot Engel’, ku dyshohet se ishin dy persona të maskuar.”

Pas një hetimi intensiv, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Istog, dy të dyshuarit janë arrestuar sot më 31 janar, në bjeshkët e Istogut.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dyshohen edhe për një grabitje tjetër më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Errët
Ndritshëm