Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se Jeremie Frimpong do të mungojë për “disa javë” për shkak të një lëndimi në ijë, megjithatë lajmi është më i mirë sesa ishte frikësuar fillimisht klubi.
Mbrojtësi u detyrua të largohet nga loja vetëm pas katër minutash, në fitoren bindëse 6-0 ndaj Qarabagut të mërkurën.
Si pasojë e këtij lëndimi, Liverpooli mbetet pa asnjë mbrojtës të djathtë natyral për përballjen e së shtunës ndaj Newcastle United në Premier League.
“Frimpong nuk do të jetë i perfshirë me skuadrën nesër,” deklaroi Slot.
“Ai do të mungojë për disa javë, por për fat të mirë nuk është aq serioze sa menduam fillimisht. Pra, ka diçka pozitive edhe nga kjo situatë jo fort e mirë.”
Frimpong, 25-vjeçar, i cili iu bashkua Liverpoolit në muajin maj, kishte pësuar edhe më herët këtë sezon një lëndim muskulor, që e la jashtë fushave për disa javë.