Ka përfunduar faza e grupeve në UEFA Champions League. Pas ndeshjeve të zhvilluara, ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë kanë siguruar kualifikimin direkt në raundin e 16-të.

Ndërkohë, skuadrat që e mbyllën këtë fazë në pozitat nga 9 deri në 24 do të vazhdojnë garën përmes ndeshjeve të playoff-it, ku do të luftojnë për një vend në fazën e 16 më të mirave.

Nesër do të hidhet shorti për ndeshjet e playoff-it, disa nga çiftet më tërheqëse që mund të dalin nga shorti janë Borussia Dortmund përballë Bayer Leverkusenit ose Atalantës, si dhe Real Madridi që mund të ndeshet me Benficën apo Bodo/Glimt. Shorti pritet të përcaktojë duele të forta dhe sfida vendimtare për një vend në raundin e 16 më të mirave.