Errët
Ndritshëm

Beşiktaş gati të huazojë Kristjan Asllanin

29.01.2026
Hq720

Kristjan Asllani pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, te gjiganti Beşiktaş, në formë huazimi deri në fund të sezonit. Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, mesfushori shqiptar është pranë kompletimit të transferimit drejt Stambollit.

Asllani pjesën e parë të sezonit e kaloi i huazuar te Torino, ku regjistroi 15 paraqitje në Serie A.

Beşiktaş do të mbulojë pagën e lojtarit deri në muajin qershor, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë blerjeje, e cila nuk është e detyrueshme.

Errët
Ndritshëm