Errët
Ndritshëm

Goditje e rëndë për Manchester United, lëndohet Dorgu

27.01.2026
Mdfumkc

Patrick Dorgu po kalonte formë të jashtëzakonshme. Pas tre paraqitjeve mbresëlënëse radhazi, ku shënoi gola ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit, talenti danez ka pësuar një goditje të rëndë.

Sipas The Athletic, 21 vjeçari ka pësuar lëndim në muskul (hamstring) gjatë fitores dramatike të Manchester United 3-2 ndaj Arsenalit fundjavën e kaluar. Ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave për rreth 10 javë.

Dorgu iu bashkua Manchester Unitedit në fillim të vitit të kaluar, pas largimit nga Lecce. Në këtë sezon, ai ka zhvilluar 24 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 3 asistime. Po ashtu, ai ka shënuar 3 gola në 12 paraqitje me kombëtaren e Danimarkës.

Errët
Ndritshëm