Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu formulën ushqimore për foshnje Aptamil AR 2, pasi është identifikuar prania e substancës Cereulide.
Sipas AUV-it, duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, në bashkëpunim me kompaninë importuese janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen e produktit nga tregu.
Bëhet fjalë për produktin APTAMIL AR 2, formulë ushqimore për foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gr, i prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), ndërsa importues në Kosovë është kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.
AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që e posedojnë këtë produkt të mos e përdorin dhe ta kthejnë atë në pikat e shitjes ku është blerë.