Errët
Ndritshëm

AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

21.01.2026

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur thellësisht shqetësimin për kërcënimin me vrasje që një person i ka bërë gazetarit të VOX Kosova, Lirim Mehmetaj.

Në një koment në Facebook, një person me emrin Xhavit Nuredini i ka drejtuar Mehmetajt fjalët:

“3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe ndëshkimin e personit përgjegjës.

Asociacioni thekson se kërcënimi është shumë serioz dhe rrezikon sigurinë fizike të Mehmetajt dhe të redaksisë që ai udhëheq, ndaj kërkon që Policia të ofrojë masa mbrojtëse të menjëhershme.

Errët
Ndritshëm