Sot u hodh shorti për fazën Play-Off të UEFA Conference League, dhe Drita e Shkëndija tashmë e dinë se kush do t’i sfidojë në Europë.
FC Drita do të përballet me ekipin slloven Celje, me ndeshjen e parë në Fadil Vokrri më 19 shkurt në orën 21:00 një sfidë që premton spektakël për tifozët vendas.
Ndërkohë, Shkëndija do të ndeshet me Samsunspor, ekip nga Turqia, gjithashtu më 19 shkurt, duke filluar betejën e tyre europiane.
Ndeshjet e kthimit për të dy klubet do të zhvillohen më 26 shkurt, dhe do të jetë koha që ekipet të tregojnë forcën e tyre në fushë.