Errët
Ndritshëm

Roma pranë transferimit të Donyell Malen

14.01.2026
Malen

Roma është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Aston Villa, Donyell Malen.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi italian ka arritur marrëveshje si me Aston Villën ashtu edhe me përfaqësuesit e lojtarit. Malen do t’i bashkohet Romës në formë huazimi, me opsion blerjeje prej 25 milionë funte, i cili mund të shndërrohet në detyrim në varësi të kushteve të caktuara. Për huazimin, Giallorossët do të paguajnë 2 milionë funte.

Vlen të theksohet se për shërbimet e sulmuesit holandez kishte shfaqur interes edhe Atletico Madrid, por Roma duket se ka fituar garën.

Këtë sezon në Premier League, Malen ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola, ndërsa tani është gati për një kapitull të ri në Serie A, ku pritet të jetë një armë shtesë në fazën sulmuese të Romës.

Errët
Ndritshëm