Errët
Ndritshëm

Yamal lë pas Messin në një rekord historik

02.01.2026
Lamin Yamal Ikee Fueee

Lamine Yamal po thyen rekord pas rekordi.

Talenti i Barcelonës, edhe pse shumë i ri në moshë, është bërë lojtari i dytë në histori që ka realizuar më së shumti driblime brenda një viti kalendarik.

Ylli spanjoll ka kompletuar 307 driblime të suksesshme këtë vit, duke lënë pas Lionel Messin, i cili kishte 260 driblime në vitin 2017, ndërsa listës i prin Neymar Junior me 335 driblime të kompletuara, po ashtu në të njëjtin vit.

Pas krahasimeve me emrat më të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Yamal potencoi se:

“Është më mirë të mos e krahasosh veten me askënd. Lojtarë si Ronaldo e Messi arritën sukses sepse ishin vetvetja, dhe unë dua të ndërtoj rrugën time”.

Hiq më larg se të dielën, Yamal u shpall sulmuesi më i mirë i vitit 2025, i përzgjedhur nga Globe Soccer Awards 2025. Ai ka qenë i përfshirë në 20 gola dhe është lojtari më produktiv i Barcelonës këtë sezon.

 

Errët
Ndritshëm