Errët
Ndritshëm

Vitinha, frymëzuar nga Iniesta dhe Modriç

30.12.2025
Vitinhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Vítor “Vitinha” Machado Ferreira u shpall mesfushori më i mirë i vitit 2025 në 16-të Globe Soccer Awards në Dubai, duke kurorëzuar një sezon historik ku ai dhe PSG dominuan Europën dhe botën, duke fituar 6 nga 7 titujt e mundshëm.

Në vetëm 25 vjeç, mesfushori portugez ka drejtuar e Parisienët me elegancë dhe efikasitet, ndërkohë që ka grumbulluar edhe trofe personale, duke u renditur i treti në Ballon d’Or.

Në një intervistë për Marca, Vitinha foli për rrugëtimin e pabesueshëm të klubit, për idolët e tij në futboll, dhe për sekretin e suksesit: puna, vizioni dhe përkushtimi që e kanë bërë një nga mesfushorët më të kompletuar në botë.

“Më pëlqen të kem topin te këmbët dhe të ndjej lojën duke rrjedhur përmes meje. Të diktoj ritmin, të di kur të shpejtoj, kur të ngadalësoj, kur të sulmoj, kur të mbaj topin  kjo është ajo që më pëlqen më shumë. Të shënosh gola është gjithmonë diçka speciale, por unë preferoj të kontrolloj ndeshjen,” theksoi ai.

Kur u pyet për idolët e tij, përgjigjja e Vitinhas ishte e qartë:

“Pa dyshim, Iniesta ka qenë gjithmonë pika ime më e madhe referimi  edhe Luka Modriç  të dy kanë qenë shembuj të jashtëzakonshëm për mua.”

Errët
Ndritshëm