Pas një kampanje brilante në kualifikimet e Kupës së Botës, dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, nuk siguruan vetëm Play-Off-in drejt World Cup 2026, por edhe vëmendjen e gjithë botës së futbollit.
Paraqitjet e forta, golat vendimtarë dhe personaliteti në fushë bënë që çmimet e lojtarëve të shpërthejnë në tregun ndërkombëtar.
Me një vlerë totale prej 143.28 milionë euro, Kosova konfirmohet si një kombëtare në rritje të madhe.
Fisnik Asllani kryeson listën me plot 30 milionë euro, duke u shndërruar në emrin më të nxehtë të skuadrës.Pas tij vjen Edon Zhegrova me 20 milionë euro,Leon Avdullahu mban vendin e tretë me 17 milionë euro, ndërsa shtylla e mbrojtjes dhe kapiteni Amir Rrahmani vlerësohet me 12 milionë euro.
Kurse Shqipëria, me një vlerë totale prej 88.30 milionë euro, vazhdon të mbështetet te lojtarët e saj kyç Kristjan Asllani është më i shtrenjti me 13 milionë euro, truri i mesfushës kuqezi.Mirlind Daku dhe Armando Broja ndajnë vendin e dytë me nga 10 milionë euro, duke sjellë rrezik konstant në sulm,Pas tyre renditet Ardian Ismajli, me një vlerë prej 6 milionë euro, lider në prapavijë.
Pas kualifikimit në Play-Off, kombëtaret tona mësuan rrugën drejt Botërorit. Kosova luan gjysmëfinalen ndaj Sllovenisë dhe, në rast fitoreje, pret në “Fadil Vokrri” fituesin e duelit Turqi–Rumani.
Shqipëria përballet me Poloninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do të ndeshej me Ukrainën ose Suedinë, por jo në “Air Albania”.
Dy kombëtare, një ëndërr. Vetëm 180 minuta nga historia.