Errët
Ndritshëm

Cristiano Ronaldo shton edhe një tjetër trofe individual

29.12.2025
Ronaldoo Goat

Cristiano Ronaldo u shpall fitues i Globe Soccer Awards 2025. Në edicionin e 16-të të këtij eventi prestigjioz, superylli portugez u nderua me çmimin Best Middle East Player, duke kurorëzuar edhe një vit tjetër dominimi.

Që nga transferimi te Al Nassr në sezonin 2022/23, Ronaldo ka qenë i pandalshëm: 86 gola në 88 ndeshje ligë. Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje startuese.

Pas marrjes së çmimit, CR7 shkroi në X:

“Një moment i veçantë për ta mbyllur vitin. Vazhdoj me të njëjtin pasion, përkushtim dhe uri për sukses.”

Ambicia e tij mbetet e qartë: 1,000 gola në karrierë.

“Futbolli është dashuria ime. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij atë numër legjendar. Do ta bëj, nëse dëmtimet nuk më ndalin,” tha ai për TMW.

Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo numëron tashmë 956 gola  dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

 

Errët
Ndritshëm