Errët
Ndritshëm

Arsenal kalon në raundin tjetër të EFL Cup

24.12.2025
Dl.beatsnoop.com 3000 4a7zkbfg26 Copy

Arsenal regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të EFLCup, pas një nate plot tension ndaj Crystal Palace në Emirates. “Gunners” ia dolën, por jo pa vuajtje.
Skuadra e Mikel Artetës kontrolloi lojën për pjesën më të madhe të takimit, por goli erdhi vetëm në minutën e 80-të, kur mbrojtësi francez Maxence Lacroix devijoi topin në portën e vet, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e shumëpritur.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, “The Eagles” goditën në sekondat e fundit. Në minutën e 95-të, Marc Guéhi barazoi rezultatin, duke e shtyrë ndeshjen drejt penalltive – pa vazhdime, sipas formatit të EFL Cup.

Penalltitë dhuruan emocion të pastër. Arsenal tregoi gjakftohtësi maksimale, duke realizuar të gjitha goditjet, ndërsa triumfi erdhi me rezultatin 8-7. Vendimtar ishte Kepa Arrizabalaga, i cili priti penalltinë e Lacroix dhe i hapi rrugën kualifikimit.

Pas ndeshjes, Mikel Arteta u shpreh:
“Jam vërtet i lumtur, duke pasur parasysh numrin e madh të ndryshimeve që bëmë kohezionin, energjinë dhe cilësinë që tregoi skuadra përballë një ekipi shumë, shumë të organizuar.”

Trajneri spanjoll pati fjalë të veçanta edhe për Kepën:
“Shumë mirë. Ai bëri shumë, shumë mirë. Por nuk jam i befasuar, sepse kur e sollëm dhe patëm ato biseda, ai e kuptoi në mënyrë perfekte se cili ishte roli i tij. Është një lojtar që, ashtu si Kepa, i bën të gjithë rreth skuadrës më të mirë. Dhe kur ke nevojë që ai të luajë dhe të performojë, ai e bën.”

Errët
Ndritshëm