Sulmuesi I Liverpool, Alexander Isak, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale pas operacionit në këmbë. Sulmuesi suedez pësoi një dëmtim serioz në kyçin e këmbës, përfshirë thyerje të fibulës, gjatë ndeshjes së Premier League ndaj Tottenhamit, e fituar 2-1, ku ai shënoi golin e parë të ndeshjes.
Sipas The Athletic, Isak pritet të mungojë për disa muaj, një lajm i hidhur për Liverpool dhe tifozët e tij.
Në mesazhin e tij, Isak shkroi:
“Më vjen shumë keq që do të jem jashtë për një kohë. Tani është momenti të përqendrohem te rikuperimi dhe të ndjej mbështetjen. Do të bëj gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt. Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira i kam vlerësuar shumë!”