Neymar, pasi e “pshtoj” Santosin, kreu me sukses operimin.Nga Minas Gerais erdhi lajmi që tifozët e Santos prisnin me ankth: operacioni artroskopik i Neymarit në gjurin e majtë ka qenë një sukses i plotë. CEO i klubit, Alexandre Mattos, vizitoi yllin brazilian në spital dhe u kthye me mesazhe plot optimizëm.
“Është shumë mirë, i qetë dhe i fokusuar. Gjithçka shkoi fiks siç e kishim planifikuar,” tha Mattos.
Madje, me humor shtoi se për Neymarin, përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur më herët: ai tashmë po punon me fizioterapistin.
Operacioni u krye të hënën, pasi Neymar kishte shtyrë ndërhyrjen deri në fund të sezonit, duke luajtur i dëmtuar në tre ndeshjet e fundit për të ndihmuar Santosin të shmangë rënien nga kategoria. Një vendim që flet shumë për karakterin dhe përkushtimin e tij.