Errët
Ndritshëm

Napoli sundon Italinë, Conte mban këmbët në tokë

23.12.2025
2025 05 23 Napoli Antonio Conte 15dlyxdfn8mjl1x64ar9g352fx

Antonio Conte dhe Napoli i tij ngritën Superkupën e Italisë në Riad, trofeun e tretë në historinë e klubit, duke e kombinuar me titullin kampion në Serie A një arritje që Azzurrët nuk e kishin shijuar që nga viti 1990. Në finalen e madhe, Napoli mposhti Bolognën 2-0, duke vulosur një turne perfekt.

Pas ndeshjes, Conte foli për Sport Mediaset, duke zgjedhur të qëndrojë me këmbë në tokë pavarësisht suksesit:

“Urime djemve për një turne të jashtëzakonshëm. Luajtën në mënyrë të përsosur dhe treguan se sa shumë u intereson ky trofe. Kishin një dëshirë të vërtetë për ta sjellë kupën në shtëpi, për ne dhe për tifozët e Napolit.”

Conte ndaloi edhe te pesha e fitoreve në futboll, duke qenë realist dhe i drejtpërdrejtë:

“Historia mban mend vetëm fituesit. Dy vite më parë Napoli humbi finalen e Superkupës ndaj Interit, por kush e kujton këtë? Të gjithë kujtojnë fitoren e Interit. Ne jemi në një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Në futboll ka vetëm një gjë që vlen: fitorja. Askush nuk kujton finalistët. Këtë e thotë një njeri që ka humbur shumë finale, si lojtar dhe si trajner.”

Errët
Ndritshëm