Errët
Ndritshëm

Manchester United synon të transferojë Antoine Semenyo

20.12.2025
Semenyo To Man United

Manchester United janë futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, 25-vjeçarin nga Ghana. Këtë sezon, Semenyo ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 15 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Manchester City, Tottenham dhe Liverpool.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej £65 milion, e cila mund të aktivizohet vetëm midis 1 dhe 15 janarit. Në verën e kaluar, ai kishte mundësi të largohej, por zgjodhi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me Bournemouth.

Trajneri Ruben Amorim e ka përshkruar Semenyo si një “lojtar special” pas një goli të shkëlqyer në ndeshjen 4-4 ndaj United. “Red Devils” shpresojn që sulmuesi të forcojë sulmin dhe të ndihmojë në arritjen e objektivit për Evropën.

Errët
Ndritshëm