Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se deklaratat e fundit të administratës amerikane, përfshirë në dokumentin e ri të sigurisë, nënvizojnë nevojën që Evropa të tërhiqet nga varësia e lartë nga SHBA-të, veçanërisht në fushën e sigurisë.
Ai i quajti “të papranueshme” disa prej akuzave që Uashingtoni i drejtoi demokracive europiane, dhe theksoi se nëse demokracia në Evropë do të ishte rrezikuar, kontinentit nuk i nevojitet “spastrim i jashtëm”, por është në gjendje të mbrohet vetë.
Sipas Merz, qytetërimi dhe politika evropiane nuk duhet të varen më nga garancia e SHBA-ve: “Si Evropa, ashtu edhe Gjermania, duhet të bëhemi shumë më të pavarur sa i përket politikës së sigurisë,” nënvizoi ai.
Megjithatë, Merz nuk përjashtoi një bashkëpunim transatlantik — por sipas tij, ky bashkëpunim duhet të jetë mes partnerësh, jo me mentalitet “America alone”.