Errët
Ndritshëm

Aeroplani ushtarak gjerman nuk aterroi në Prishtinë për shkak të mjegullës, u drejtua në Shkup

09.12.2025

Aeroplani ushtarak gjerman nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë për shkak se nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Para se të niset për në Shkup, aeroplani ushtarak gjerman kishte provuar disa herë që të aterrojë në Prishtinë.

“Të tjerat flututrime po zhvillohen normalisht”, ka thënë Ujkani.

Sipas “Flightradar24”, aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit tashmë ka ateruar në Shkup.

Errët
Ndritshëm