Liverpooli nuk ka ndërmend të ndahet nga Mohamed Salah, pavarësisht deklaratave të fundit të sulmuesit egjiptian që tronditën opinionin sportiv.
Sipas The Athletic, klubi nga Merseyside mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj kontratës së Salahut, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027. Brenda klubit, situata aktuale shihet si një “krizë e përkohshme” që, sipas drejtuesve, mund të zgjidhet pa dramë të madhe.
Liverpooli nuk po e shqyrton as opsionin e largimit të Salahut në janar dhe as idenë për të kërkuar një zëvendësues në krahun e djathtë gjatë merkatos dimërore, duke sinjalizuar qartë se ylli egjiptian vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës.
Deklarata e Salahut, ku ai shprehu pakënaqësinë për mosaktivizimin si titullar në tre ndeshje radhazi, ndezi debat të madh:
“I dhashë shumë kësaj skuadre, por ata po më hedhin poshtë rrotave. Do t’i them lamtumirë para Kupës së Kombeve të Afrikës, nuk kam ide se çfarë do të ndodhë pas kësaj.”
Megjithatë, në Anfield mbizotëron bindja se tensionet mund të sheshohen dhe se marrëdhënia me sulmuesin 33-vjeçar mbetet e riparueshme. Liverpooli, të paktën për momentin, e sheh Salahun si të pashoq të projektit të tij sportiv.