Interi po përgatitet për sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nesër (9 dhjetor, ora 22:00) do të përballet me Liverpoolin.
Sipas TMW, mbrojtësi Manuel Akanji ka humbur seancën e sotme stërvitore për shkak të simptomave të ngjashme me gripin, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në supersfidë.
Nëse ethet zhduken dhe gjendja stabilizohet, ai pritet të rikthehet në skuadër. Në të kundërtën, trajneri Christian Chivu do të detyrohet të luajë pa të.
Këtë sezon, 30-vjeçari ka zhvilluar 17 paraqitje për Interin.