Errët
Ndritshëm

Mbappé thyen rekordet e Cristiano Ronaldos dhe Messit

04.12.2025
Oq Talksport Messi Mbappe Ron

Kylian Mbappé po vazhdon ritmin e një fenomeni të padiskutueshëm në futboll. Sulmuesi francez ka arritur tashmë 400 gola në karrierë, në moshën vetëm 26 vjeç, 10 muaj e 25 ditë, duke lënë pas rekorde të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Mbappé ka shënuar të paktën 26 gola çdo sezon që nga debutimi në vitin 2016/17, ndërsa sezonin e tij më produktiv e pati në 2023/24, kur shënoi 44 gola me PSG-në dhe 10 të tjerë për Francën.

Krahasimet me Ronaldon e Messin vetëm tregojnë ritmin e jashtëzakonshëm të francezit:

Cristiano arriti kuotën e 400 golave në moshën 28 vjeç e 11 muaj,

Messi në 27 vjeç e 3 muaj,

ndërsa Mbappé shumë më herët se të dy legjendat.

Ai ka një avantazh të madh: që në fillim ka luajtur si sulmues i pastër, ndërsa Ronaldo dhe Messi nisën si anësorë, duke u bërë gola-shënues të frikshëm me kalimin e viteve.

Statistikat flasin vetë:

Ronaldo shënoi 32 gola në 4 sezonet e para,

Messi 42 gola,

Mbappé plot 129 gola në të njëjtën periudhë.

Rekordi i madh i historisë  ‘1,000 golat’ është objektivi që Ronaldo pritet të prekë viteve të ardhshme, por Mbappé konsiderohet pasardhësi më serioz për t’u bërë golashënuesi më i madh ndonjëherë.

Në garë futet edhe Erling Haaland, një vit më i ri se Mbappé, i cili ka arritur tashmë 333 gola dhe pritet të rritë shifrat me debutimin e tij në Kupën e Botës.

Rivaliteti legjendar Messi–Ronaldo po gjen dy pasardhësit e rinj: Mbappé dhe Haaland.

10 lojtarët më të rinj që kanë arritur 400 gola në karrierë:

Kylian Mbappé – 26 vjeç, 10 muaj, 25 ditë

Gerd Müller – 27 vjeç, 2 muaj, 17 ditë

Lionel Messi – 27 vjeç, 3 muaj, 3 ditë

Uwe Seeler – 28 vjeç, 9 ditë

Jimmy Greaves – 28 vjeç, 1 muaj, 17 ditë

Cristiano Ronaldo – 28 vjeç, 11 muaj, 1 ditë

Neymar Jr – 28 vjeç, 9 muaj, 1 ditë

Robert Lewandowski – 30 vjeç, 6 muaj, 16 ditë

Harry Kane – 30 vjeç, 8 muaj, 30 ditë

Luis Suárez – 31 vjeç, 1 muaj

Errët
Ndritshëm