Pas humbjes së Atletico Madrid ndaj Barcelonës, trajneri Diego Simeone foli për Rafinhan.
Sulmuesi i krahut të Barcelonës ishte vendimtar në fitoren e katalanasve dhe performanca e tij la mbresa të mëdha te Simeone, i cili dha një deklaratë të pazakontë për një lojtar kundërshtar.
“Rafinha është një lojtar i pabesueshëm. Mund të luajë kudo: si sulmues krahu, mesfushor, sulmues, madje edhe si mbrojtës krahu. Ai shënon, krijon raste, bën presion, punon pa u lodhur. Nuk e di si nuk e ka fituar Topin e Artë. Do ta zgjidhja çdo herë.”
Sipas trajnerit argjentinas, Rafinha është një prej futbollistëve më i kompletuar në Evropë dhe ndikimi i tij në ndeshjen kundër Atleticos ishte shembull i qartë i vlerës së tij.
Deklarata e Simeones ka bërë bujë, pasi rrallëherë ai shprehet kaq hapur për një lojtar të ekipit kundërshtar.